Ekonomia Online
FUNDIT

FSK shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi

FSK shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes organizimit të “Vrapit të Rreshter Majorit”, i cili u mbajt në Parkun e Gërmisë. Sipas njoftimit të FSK-së, në aktivitet morën pjesë pjesëtarë të Operacioneve Speciale të FSK-së, së bashku me partnerët e tyre amerikanë. Aktiviteti u zhvillua […]

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes organizimit të “Vrapit të Rreshter Majorit”, i cili u mbajt në Parkun e Gërmisë.

Sipas njoftimit të FSK-së, në aktivitet morën pjesë pjesëtarë të Operacioneve Speciale të FSK-së, së bashku me partnerët e tyre amerikanë.

Aktiviteti u zhvillua nën moton “Run Together, Stronger Together”, duke simbolizuar partneritetin e fuqishëm, besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta që lidhin Forcën e Sigurisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FSK theksoi se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve operacionale, avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha fushat e zhvillimit.

Të ngjashme