FSK tregon arsyen e zjarrit në kazermën e Istogut

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka reaguar në lidhje me zjarrin e shpërthyer sot në kazermën e FSK-së në Istog.

Në një njoftim për media, FSK ka deklaruar se përhapja e zjarrit u bë për shkak të vjetërsisë së objektit, i cili u ndërtua menjëherë pas luftës në Kosovë.

“Përhapja e zjarrit është bërë shpejt për shkak të materialit lehtë të ndezshëm dhe vjetërsisë së objektit reagimi ishte i menjëhershëm nga ekipe të FSK-së, dhe të zjarrfikësve nga Komunat Istog, Klinë dhe Pejë ku dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin për të mos u përhapur në objektet tjera afër, dhe pas disa orësh zjarri është shuar plotësisht“, thuhet në njoftim.

Tutje, FSK shkruan se nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa për shkaktarët e zjarrit do të merren organet kompetente.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 11:30 në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, ka shpërthyer një zjarr në një nga objektet montazh, të trashëguara nga KFOR-i, Spanjoll, të ndërtuara pas luftës në Kosovë.

Përhapja e zjarrit është bërë shpejt për shkak të materialit lehtë të ndezshëm dhe vjetërsisë së objektit reagimi ishte i menjëhershëm nga ekipe të FSK-së, dhe të zjarrfikësve nga Komunat Istog, Klinë dhe Pejë ku dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin për të mos u përhapur në objektet tjera afër, dhe pas disa orësh zjarri është shuar plotësisht.

Lëndime në personel nuk ka, përveç dëmeve materiale, dhe për shkaktarët që quan deri te zjarri do të merren ekspertët kompetentë.

Të ngjashme