Fundjavë e dhunshme në Venezuelë, lideri opozitar pritet të takohet me Pence

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i përkohshëm i vetë-deklaruar i Venezuelës dhe kreu i opozitës, Juan Guaido, arriti të dielën në Bogota të Kolumbisë, përpara një takimi të së hënës me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Mike Pence.

Guaido, i cili po lufton me presidentin Nicolas Maduro për kontrollin e vendit, e bëri udhëtimin pas një fundjave të dhunshme në të cilën ushtria venezueliane bllokoi ushqimin dhe furnizimet në kufirin me Kolumbinë.

Ministri i jashtëm kolumbian tha se 285 persona u lënduan, 37 prej të cilëve janë në spital, pasi Garda Kombëtare Venezueliane gjuajti gaz lotsjellës dhe plumba gome në protestuesit pranë kufirit kolumbian.

Gjithashtu është bërë e ditur se pesë persona janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë të Venezuelës.

Një ditë më parë, lideri venezuelian Nicolas Maduro ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë e urdhëroi trupat ushtarake të bllokonin kalimin e kamionëve me ndihma humanitare, duke përdorur gaz lotsjellës e plumba gome, përcjell TCh.

Maduro vazhdon t’i kundërshtojë deklaratat se në vend ka mungesë ushqimi dhe ilaçesh, e pretendon se kriza po sajohet vetëm për të sulmuar qeverisjen e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme