Furgoni goditet nga treni në Klinë, lëndohen dy persona

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Një tren i udhëtarëve dhe një kombi-bus janë përplasur sot në Krushevë e Madhe të Klinës. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente, sipas Gashit.

(Foto ilustruese)

Të ngjashme