Fushë-Kosova sot kishte mysafirë shkrimtarë botërorë e shqiptarë

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve “Naim Frashëri” nga Fushë-Kosova, për të 8-tin vit me radhë organizojnë manifestimin ketrar “Malli Poetik i Kosovës”.

Manifestimi i cili mbështetet financiarisht nga MKRS-ja, po merr karakter ndërkombëtar. Në Fushë-Kosovë sot poetët lexuan krijimet e tyre poetike në frëngjisht, anglisht, shqip.

Kanë marrë pjesë 12 shkrimtarë botërorë, kritikë e profesorë universitarë të Oxfordit, Parisit, Prishtinës, Prizrenit, Tiranës, Durrësit, etj. Poetët kishin krijuar vargje për Skënderbeun, Adem Jasharin, Adem Demaçin, prof. Hava Shala-Qyqalla, dashurinë, atdheun, bashkimin kombëtar e për shumë e shumë çështje tjera me motive e tema të ndryshme.

Ky manifestim u cilësua si njëri ndër manifestimet më të mëdhenj në trojet shqiptare. Juria Profesionale ndau tre çmime dhe një e cila mban emrin e të ndjerës, prof. dr. Hava Shala – Qyalla të cilën e fitoi poetja Leonora Bruqaj e të cilën e ndau Nurije Avdiu, Drejtoreshë e DKRS-së në Komunën e Fushë-Kosovës.

Ky projekt do jetë tradicional dhe në të ardhmen pritet të zgjerohet me numër shumë më të madh të pjesëmarrësve poetë botëror.

Fotografia e Komuna e Fushë-Kosovës - Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Fushë-Kosovës - Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Fushë-Kosovës - Faqja Zyrtare
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme