Ekonomia Online
FUNDIT

Fushë Kosovë, një grua gjendet pa shenja jete

Fushë Kosovë, një grua gjendet pa shenja jete

Në Fushë Kosovë raportohet se është gjetur pa shenja jete një grua në banesën e saj. Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Drejtorisë së Policisë në Prishtinë, e cila tha se në stacionin policor të Fushë Kosovës, sot rreth orës 19:00 është raportuar një rast vdekje e dyshimtë. “Viktima e këtij rasti […]

Në Fushë Kosovë raportohet se është gjetur pa shenja jete një grua në banesën e saj.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Drejtorisë së Policisë në Prishtinë, e cila tha se në stacionin policor të Fushë Kosovës, sot rreth orës 19:00 është raportuar një rast vdekje e dyshimtë.

“Viktima e këtij rasti është një femër M. B, 48 vjeçare, e cila është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Fushë Kosovë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

“Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme