Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngulfat nga ushqimi

Prishtinë | 26 Kor 2026 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fushë Kosovë / 25.07.2026 – 14:05. Raportohet se viktima m/k është dërguar në QKUK, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Të ngjashme