Gashi dhe O’Connell bisedojnë lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 11:04 | Nga

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në këtë takim, ministri Gashi dhe ambasadori O’Connell, biseduan lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Gashi vuri në dukje se Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj, janë duke angazhuar që të zbatohet ligji në tërë territorin e Kosovës,  me qëllim të përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, sidomos sa i përket angazhimit të dy policive të dy vendeve, kur dihet se është e nevojshme mbështetja e përvojës së policisë britanike për Policinë e Kosovës.

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. RuairiO’Connell,theksoi se është e rëndësishme intensifikimi i bashkëpunimit mes Britanisësë Madhe dhe institucioneve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme