Gashi: Kryeministri është i dorëzuar politikisht, qytetarët të përgatiten për zgjedhje

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 13:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se qeverisja e Albin Kurtit, po shkon drejt fundit, raporton Ekonomia Online.

Para mediave pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se qytetarët duhet të përgatiten për zgjedhje.

“Zgjidhja të cilën ne konstatojmë është se kryeministri duhet t’iu japë mundësi qytetarëve që të gjejnë zgjidhje. Ai duhet të dorëhiqet, dhe pastaj ne ta shpërndajmë kuvendin. Kurti duhet ta krijojë situatën e re politike me dorëheqje”, u shpreh Gashi.

“Kryeministri është i dorëzuar politikisht, juridikisht, i tërhequr administrativisht, i paaftë në qeverisje, mbetet edhe formalizimi i dorëheqjes dhe tërheqjes së tij nga ky mandat”, tha ai.

Të ngjashme