Gashi: Kryeministri nuk duhet me krijuar situata me zgjedhë mes Evropës apo Amerikës

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, tha se kryeministri aktual nuk e ka zgjedhur rrugën e konflikti me bashkësinë ndërkombëtare, por e ka zgjedhur rrugën e partneritetit dhe të bashkëbisedimit.

Izolimi dhe vetizolimi, refuzimi për të marrë pjesë, distancimi, ai tha se nuk janë zgjidhje.

Ai tha se ato nuk e dërgojnë Kosovën përpara, pasi sipas tij është e pamundur që Kosova të ketë progres dhe progres pa partneritet ndërkombëtar.

“Nuk mundet me u ikë detyrave të veta kryeministri, nuk mundet dhe nuk duhet kryeministri i Republikës së Kosovës me krijua situata ku mbetet peng a duhet të jetë me Evropën apo me Amerikën. Kjo nuk është zgjidhja për Kosovën, ky nuk është pozicionimi politik për Kosovën, sepse kjo do të jetë humbje për Kosovën”.

“Kryeministri aktual nuk e ka zgjedhur rrugën e konfliktit me bashkësinë ndërkombëtare, por ka zgjedhur rrugën e partneritetit dhe të bashkëbisedimit. Mendoj që është një lëvizje e mirë, sepse ne e kishim këtë rrezik sepse hymë në një situatë cilin opsion po shkojmë”, tha ai.

Të ngjashme