Gashi: Sylejman Selimi u ftua nga Specialja si i dyshuar

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati Tomë Gashi, ka deklaruar se klienti i tij, Sylejman Selimi, është ftuar për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit, raporton Ekonomia Online.

Gashi tha se intervistimi i tij ka filluar sot rreth orës 9 në Prishtinë dhe është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

Edhe Gregor Guy Smith, avokat i ish-komandantit të UÇK-së, tha se Selimi ka dhënë deklaratë për pyetjet që i janë bërë ndërsa është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Gashi ka sqaruar pse Selimi u intervistua nga Specialja në Prishtinë e jo në Hagë.

“Sylejman Selimi ka qenë me ftesë të rregullt të shtuar me materialin përcjellës. Prokurori Special ka vendosur që ai të merret në pyetje këtu në Prishtinë. Nuk ka qenë kurrë kërkesa e tyre që të merret në pyetje në Hagë”.

Ai tha se intervistimi i tij ka qenë më i shkurtër sesa rastet tjera. Sipas tij, s’ka asnjë arsye që të ngrihet ndonjë akuzë ndaj tij. 

“Ai ka dhënë të gjitha përgjigjet e kërkuara nga ai. Ai ka qenë paksa të paqartë për situatën juridike. Cilësia juridike për të cilën Sylejman Selimi ka qenë ftuar është si i dyshuar – jo si dëshmitar i dyshuar apo vetëm si dëshmitar”.

“Nuk mund të them se çka saktësisht është marrë në pyetje. Por pyetjet kanë qenë të përgjithësuara ashtu ka qenë edhe përgjigjet”.

Selimi, me 25 janar të këtij viti, nga një panel i themeluar nga Këshilli Gjyqësor, është liruar me kusht nga vuajtja e dënimit me 6 vjet burg, pasi që kishte kaluar mbi 5 vjet në burg.

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Të ngjashme