Gashi takohet me komandantin e KFOR-it, thonë se gjendja në Kosovë është e qetë dhe stabile

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 10:19 | Nga

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme,Bejtush Gashi, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se gjendja është e qetë dhe stabile.Me këtë rast, u tha se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej.

Ministri Gashi e falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë në Kosovë, gjë që është me rëndësi të madhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme