Gashi: VV ka krijuar situatën që kur flasim për problemet e vendit t’u referohemi institucioneve të huaja

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 11:11 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka akuzuar pushtetin se ka pamundësuar themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke thënë se kështu është rritur mosbesueshmëria në Kuvend saqë kur flitet për problemet në Kosovë duhet t’u referohen institucioneve të huaja, raporton Ekonomia Online.

Gashi tha se Lëvizja Vetëvendosje ka sabotuar çdo punë që ka të bëjë me mbikëqyrjen institucionale.

“Qëllimisht kjo shumicë parlamentare ka pamundësuar funksionin mbikëqyrës të këtij Kuvendit, duke sabotuar çdo punë që ka të bëjë me mbikëqyrjen institucinale dhe duke rritur shkallën e mosbesueshmërisë dhe të konfliktit brenda këtij institucioni ka krijuar situatën kur ne kur flasim për problemet e vendit tonë, t’u referohemi institucioneve të huaja. Kjo është fatkeqësi”, tha Gashi në Kuvend.

Ai përmendi Komisionin Hetimor për Rezervat Shtetërore dhe tentativën për Komisionin Hetimor për zjarrin në IML dhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

“Është pamundësuar puna e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore për gjashtë muaj, qëllimisht. ëShtë pamundësuar themelimi i disa komisioneve hetimore qëllimisht. Është pamundësuar themelimi i komisionit hetimor parlamentar për të hetuar lidhur me djegjen dhe zhdukjen e mostrave ne IML. Ky është parlamenti që ju udhëhiqni”, deklaroi Gashi.

Të ngjashme