Gazetarët bojkotojnë konferencën e Muratit, pasi i la të prisnin

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Gazetarët e akredituar në Qeverinë e Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e paraparë të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në shenjë pakënaqësie me “vonesat e vazhdueshme” të ministrave të kabinetit qeveritar, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së ekzekutivit, ishte paraparë që Murati të mbajë një konferencë shtypi, por gazetarët pasi kanë pritur për gati një orë vendosën të largohen.

Gazetarët e pranishëm kanë shprehur mllefin me mosrepektin ndaj medieve nga kjo qeveri, pasi nuk është hera e parë që gazetarët lihen të presin pa kurrfarë shpjegimi.

Arsyeja që është dhënë për vonesën ka qenë që ekzekutivi ka pasur një takim të brendshëm.

LEXO EDHE:

Të ngjashme