Gecaj dhe Abbott flasin për situatën e krijuar me Coronavirus

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, priti në takim Ambasadorin Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për situatën e përgjithshme politike në Kosovë, me një theks të veçantë në gjendjen pas shpalljes së pandemisë me COVID-19, që ka përfshirë shumicën e vendeve të botës dhe vendin tonë.

Zëvendësministri Gecaj e njoftoi Ambasadorin Abbott për masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit  dhe për menaxhimin e përgjithshëm të situatës. Ai vlerësoi se të gjitha ekipet që po merren me këtë situatë janë duke bërë një punë të shkëlqyer, me guxim dhe profesionalizëm janë duke ju qasur kësaj pandemie.

Ndërsa Ambasadori Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, vlerësoi punën që janë duke bërë autoritetet e Kosovës në menaxhimin e kësaj situate dhe vlerësoi gatishmërinë e gjithë qytetarëve të Kosovës për kujdesin që kanë treguar, në ndjekjen e udhëzimeve të institucioneve të Kosovës.

Të ngjashme