Gërvalla në Monako, e njofton homologen me situatën e sigurisë pas Banjskës

Prishtinë | 24 Jan 2024 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, është takuar me homologen e saj nga Monako, Isabelle Berro-Amadei.

Gjatë takimit ministrja Gërvalla njoftoi homologen e saj edhe për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, si dhe rreziqet që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Tutje Ministrja Gërvalla falënderoi Principatën e Monakos për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, në fushën e telekomunikimit, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje për Kosovën në fitimin e së drejtës për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA si dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.”, thuhet në komunikatën për medie të kësaj ministrie.

Po ashtu, ministrja Gërvalla e ka falënderuar Ministren Berro-Amadei për mikpritjen e përzemërt dhe e ka ftuar atë që ta vizitojë Kosovën.

Të ngjashme