Ekonomia Online
FUNDIT

Gjakova e gatshme ta nis vaksinimin, për 1 orë

Gjakova e gatshme ta nis vaksinimin, për 1 orë

Stafi mjekësor në Gjakovë janë gati për të filluar vaksinimin. Fehmije Jaka-Zeka, deklaroi për Klan Kosova që për një orë mund të nisin këtë proces, pasi të gjitha mjetet i kanë gati, e poashtu edhe stafi janë trajnuar. Ndërkaq, në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë dërguar një rekomandim që në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Qabrat […]

Stafi mjekësor në Gjakovë janë gati për të filluar vaksinimin.

Fehmije Jaka-Zeka, deklaroi për Klan Kosova që për një orë mund të nisin këtë proces, pasi të gjitha mjetet i kanë gati, e poashtu edhe stafi janë trajnuar.

Ndërkaq, në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë dërguar një rekomandim që në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Qabrat të bëhet dhënia e vaksinave.

Qytetarët e kësaj komune janë të ndarë në mendimin nëse duan të marrin vaksinën.

Fillimisht është planifikuar që të imunizohen stafi mjekësor, që në këtë komunë janë 360, e poashtu edhe personat në moshën mbi 80 vjeç.

Të ngjashme