Gjakovë: Kryefamiljari vret gruan dhe vajzën

Foto arkiv: Ekonomia Online
Gjakovë | 07 Gus 2018 | 22:34 | Nga

Një grua dhe vajza e saj kanë mbetur të vrara, në orët mbrëmjes, në Brekoc të Gjakovës.

Dorasi dyshohet se është kryefamiljari.

Lajmi është konfirmuar nga Kristë Gjokaj, komandant i stacionit të Policisë së Gjakovës.

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë është arrestuar. Ndërsa motivet ende nuk dihen.

Mediet raportojnë se i dyshuari ishte liruar sot nga paraburgimi, pasi para një muaji e kishte rrahur gruan e tij.

Mësohet se i dyshuari Pjetër Ndrecaj është nga fshati Bitesh dhe në shtëpinë e miqve të tij në Brekoc e ka qëlluar për vdekje gruan dhe vajzën e tij.

Çifti ishte në proces të shkurorëzimit.

Gruaja kishte shtetësi të Shqipërisë.

Të ngjashme