Gjakovë, shtatë aktakuza për rastet e dhunës në familje për një muaj

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit janar 2019, ka pranuar  dhjetë raste, të cilësuara si dhunë në familje, përkatësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.

Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi i tre, të pandehurve dhe ndaj dy personave është caktuar arrest shtëpiak, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Gjithashtu, gjatë muaji janar 2019, janë ngritur 7 aktakuza për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme