Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ndodhi mes katër automjeteve në fshatin Gllarevë të Pejës. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, aksidenti ndodhi rreth orës 13:15 dhe të lënduarit u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Policia po heton për shkaqet e aksidentit. […]
Gjashtë persona të lënduar në aksident në Gllarevë të Pejës

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ndodhi mes katër automjeteve në fshatin Gllarevë të Pejës.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, aksidenti ndodhi rreth orës 13:15 dhe të lënduarit u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit.
“Policia është njoftuar në 13:15 se në Gllarevë ka ndodhur një aksident. Në aksident janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar gjashtë persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.

















