Ekonomia Online
FUNDIT

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Grabanicë të Klinës, Policia jep detajet

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Grabanicë të Klinës, Policia jep detajet

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Grabanicë e Klinës. Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Grabanicë- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 […]

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Grabanicë e Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Grabanicë- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 (dy) vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 (gjashtë) persona kanë pësuar lëndime trupore.”, tha ai.

Të lënduarit fillimisht janë dërguar ne QKMF në Klinë, e më pas ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.

Të ngjashme