Ekonomia Online
FUNDIT

Gjashtë të lënduar nga një aksident në Korroticë të Ulët të Drenasit

Gjashtë të lënduar nga një aksident në Korroticë të Ulët të Drenasit

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Korroticë e Ulët në Drenas, këtë të diel. Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Qendrën e Policisë në Prishtinë. “Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident […]

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Korroticë e Ulët në Drenas, këtë të diel.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Qendrën e Policisë në Prishtinë.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme