Gjashtë të vdekur e 264 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 15:15 | Nga Aulona Sylaj

Gjashtë persona kanë vdekur në Kosovë nga Covid-19 në 24 orët e fundit e janë regjistruar 264 raste pozitive, raporton Ekonomia Online. 

Kreu i IKShPK-së, Naser Ramadani tha se janë testuar 990 mostra, kurse 205 pacientë janë shëruar.

“Kemi rënie të rasteve si pasojë e masave rigoroze”.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 990 mostra ku 264 kanë qenë pozitive. Kemi 6 raste të vdekjes. Kurse 205 pacient të shëruar”.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.

Të ngjashme