Gjatë vitit 2018 u shkurorëzuan 999 çifte

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë gjatë vitit 2018”.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2018 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 999 fleta statistikore për shkurorëzime.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2018, janë raportuar të shkurorëzuar 999 çifte-bashkëshorte.

“Prej tyre, meshkuj të përkatësisë Shqiptar ishin 96.0% , Serb 0.3%, Turk 0.2% , Boshnjak 1.1% , Rom, Ashkali dhe Egjiptian 0.5% dhe të tjerë me 1.9 %. Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptare 81.4% , Serbe 0.5% , Turke 0.3% , Boshnjake 1.2% ,Rome , Ashkalike dhe Egjiptiane 0.4% dhe të tjerë me 16.2%’”, thuhet në komunikatë.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 13.7%, viti i dytë me 11.1% dhe më pak se një vit 8.2 % e të shkurorëzuarve etj.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 234 shkurorëzime apo 23.4 %, kurse edhe tek meshkujt dominonte mosha 25-29 vjeç me 218 apo 21.8%.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, numri i femrave të kësaj kategorie është 319 apo 31.9%, kurse e meshkujve 372 apo 37.2 %.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 74.1%, pastaj vijnë me një fëmijë me 9.4 % dhe po ashtu me dy fëmijë me 9.4 % etj

Të ngjashme