Gjenden telefona dhe drogë në një qendër paraburgimi

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se në Qendrën e Paraburgimit në Novobërdë ka gjetur një qese, në të cilen kishte dy telefona celularë, dy numra të paaktivizuar të telefonit dhe një sasi substancë narkotike në peshë 31.17 gram.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Qendra e Paraburgimit, Pasjak-Novobërdë 25.11.2022-20:00. Është raportuar se brenda rrethojave të qendrës së paraburgimit është gjetur një pako (qese) në të cilën në brendi kishte, dy telefona celular, dy numra të telefonit të pa aktivizuar dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 31.17gram, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme