Gjendet 26 vjeçarja nga Skenderaj

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Është gjetur Egzona Ferati, e cila është raportuar e zhdukur që nga data 19 tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Sipas tij, Egzona është gjetur jo edhe në gjendje të mirë shëndetësore.

“Lajm i mrekullueshëm! Egzona Islam Ferati është gjetur e gjallë, në fshatin Gllanasellë. Tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të na njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore. Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen”, ka shkruar ai.

Të ngjashme