Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Gjakovë

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenje jete në shtëpinë e tij, ku ishte duke banuar në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai njoftoi se në vendin e ngjarjes prezent janë njësitë e nevojshme policore, të cilët janë duke hetuar rastin.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qera (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML”, tha Elezaj.

Të ngjashme