Mesditën e së martës që e lëmë pas, një banor i fshatit Miradi të Fushë Kosovës, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. I njëjti këtë mjet e pa pranë hekurudhës së asaj zone, ndërsa për rastin lajmëroi menjëherë autoritetet policore, njofton Klan Kosova. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësitet FSK-së […]
Gjendet mjet shpërthyes pranë hekurudhës në Fushë Kosovë, FSK e KFOR e deminojnë në mënyrë të sigurt

Mesditën e së martës që e lëmë pas, një banor i fshatit Miradi të Fushë Kosovës, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
I njëjti këtë mjet e pa pranë hekurudhës së asaj zone, ndërsa për rastin lajmëroi menjëherë autoritetet policore, njofton Klan Kosova.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësitet FSK-së dhe KFOR-it për deminimin, dolën në vendngjarje dhe bënë tërheqjen e mjetit të dyshuar,
E gjithë kjo procedurë u zhvillua në mënyrë të sigurt dhe pa pasoja në njerëz apo materiale.

















