Gjendet një mjet i dyshuar në Deçan

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 10:37 | Nga

Një qytetar në fshatin Prejlep të Deçanit në kopshtin e tij ka hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer, thotë Policia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në kopshtin e tij kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vend-ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme