Në Klinë është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes. Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar me eskavator ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti përkatës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar, përcjell lajmi.net. “Ankuesi […]
Gjendet një mjet shpërthyes në Klinë

Në Klinë është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes.
Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar me eskavator ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti përkatës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar, përcjell lajmi.net.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se përderisa ishte duke punuar me eskavator në hapjen e një kanali, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti përkatës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar”.

















