Ekonomia Online
FUNDIT

Gjendet pa shenja jete një 13 vjeçar në Ferizaj, dyshohet se kreu vetëvrasje

Gjendet pa shenja jete një 13 vjeçar në Ferizaj, dyshohet se kreu vetëvrasje

Është gjetur pa shenja jete një i mitur në Ferizaj, në rrugën “Imri Neziri”, pasditen e së martes. Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë konfirmuar për Insajderin se viktima është i moshës 13 vjeçare, dhe rastin e kanë cilësuar si vetëvrasje. “Viktima është i mitur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është […]

Është gjetur pa shenja jete një i mitur në Ferizaj, në rrugën “Imri Neziri”, pasditen e së martes.

Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë konfirmuar për Insajderin se viktima është i moshës 13 vjeçare, dhe rastin e kanë cilësuar si vetëvrasje.

“Viktima është i mitur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar si ‘Vetëvrasje’, por hetimet po vazhdojnë”, tha zëdhënësja për media nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu për Insajderin.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 16:46, ndërsa nuk dihen shkaqet.

Të ngjashme