Gjendje e jashtëzakonshme në 16 qytete në Serbi për shkak të Coronavirusit

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Në Serbi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në 16 qytete dhe komuna për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila përfshin masa të posaçme për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, është në fuqi në Beograd, Bogatiq, Vladiçin Han, Luçani, Novi Pazar, Tutin, Kragujevac, Vranjë, Ivanjicë, Shabac, Çaçak, Kralevë, Arile, Pozhegë, Uzhicë dhe Priboj.

Në Serbi, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 289 raste të reja të Coronavirusit, në bazë të 7,872 mostrave të testuara. Në të njëjtën periudhë kanë vdekur edhe gjashtë persona, në respiratorë janë të vendosur 93 persona.

Të ngjashme