Gjendje e rënduar: Mbi 20 pjesëtarë të stafit të Spitalit të Pejës të infektuar me COVID-19

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Spitali Rajonal i Pejës po kalon një gjendje jo të mirë më COVID-19.

Në këtë spital janë infektuar mbi 20 persona, pjesë e stafit. Prej tyre pesë janë mjekë, 11 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimeve teknike.

Në 24 orët e fundit, në Spitalin e Pejës janë trajtuar 67 pacientë të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 26 me oksigjenoterapi. Nëntë pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndryshe, në Pejë se fundmi ka ndërruar jetë një pacient 73-vjeçar nga Komuna e Klinës.

Të ngjashme