Gjermani: Arrestohen gjashtë kosovarë dhe një shtetas shqiptar për grabitje në furra dhe dyqane

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë kosovarë dhe një shtetas shqiptarë janë arrestuar në Gjermani.

Ata dyshohet se kanë kryer mbi 20 vjedhje në qarkun e Ludwigsburg-ut dhe në atë të Rems-Murr në rajonin e Stuttgart.

Në njoftimin e policisë të dyshuarit ishin nën llupën e autoriteteve që nga muaji qershor.

Banda u vu nën pranga më 17 tetor.

Sipas policisë cak i vjedhjeve të grupit në fjalë ishin furrat dhe dyqanet me pakicë.

Atyre iu janë konfiskuar 90 mijë euro para të gatshme dhe cigare në vlerë prej 90 mijë eurosh.

Të dyshuarit janë të moshës nga 20 deri në 37 vjeç.

Ata janë në paraburgim të caktuar nga gjykata gjermane në qendra të ndryshme ndalimi.

Të ngjashme