Shërbimi Meteorologjik Gjerman (Deutscher Wetterdienst) ka korrigjuar paraqitjen e gabuar të Republikës së Kosovës, e cila më parë shfaqej si pjesë e Serbisë, duke e pasqyruar tani saktë brenda kufijve të saj kushtetues.
Kështu ka bërë të ditur Faruk Ajeti ambasador i Kosovës në Gjermani i cii ka theksuar se korrigjimi erdhi falë reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.
‘’Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik Shërbimi Meteorologjik Gjerman (Deutscher Wetterdienst), ka korrigjuar paraqitjen e gabuar të Republikës së Kosovës si pjesë të Serbisë, duke e pasqyruar tani saktë brenda kufijve të saj kushtetues.Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen’’, ka shkruar Ajeti.