Gjermania pezullon ushtrimet e trupave irakiane pas tensioneve SHBA-Irak

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Ushtria gjermane ka pezulluar programin e ushtrimeve për trupat irakiane pas rritjes së tensioneve në mes të SHBA-së dhe Irakut.

Kjo thuhet sipas një raporti të DPA ku edhe theksohet zhvillimi i urdhërimit nga Departamenti Amerikan i shtetit për evakuimin e pjesshëm të ambasadës në Bagdad.

Vendimi për anulimin e programit është bërë bashkërisht mes partnerëve të Gjermanisë dhe koalicionit të prirë nga SHBA në Irak.

Nga raporti nuk janë dhënë detaje të tjera vetëm se thuhet se ky hap ka ardhur pas rritjes së tensioneve në atë rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme