Ekonomia Online
FUNDIT

Gjilani për të katërtën ditë radhazi pa raste pozitive me Coronavirus

Gjilani për të katërtën ditë radhazi pa raste pozitive me Coronavirus

Asnjë rast pozitiv nuk ka qenë në Gjilan që katër ditë, është bërë e ditur në komunikatën e komunës së Gjilanit. Sipas njoftimit, sot në Gjilan është zhvilluar një takim informues nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, me kryesuesen e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Eminin dhe shefat e grupeve të këshilltarëve. Nënkryetari Arbër Ismajli ka vlerësuar […]

Asnjë rast pozitiv nuk ka qenë në Gjilan që katër ditë, është bërë e ditur në komunikatën e komunës së Gjilanit.

Sipas njoftimit, sot në Gjilan është zhvilluar një takim informues nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, me kryesuesen e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Eminin dhe shefat e grupeve të këshilltarëve.

Nënkryetari Arbër Ismajli ka vlerësuar se ishte një takim miqësor dhe informues, duke falënderuar të gjitha subjektet politike për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Komitetit Emergjent të Gjilanit.

‘’Përpos informative që u’a dhamë, u dakorduam që të jemi bashkë deri në tejkalimin e kësaj situate të pandemisë Covid-19’’, tha Ismajli.

Gjatë adresimit para medieve, shefat e grupeve politike të përfaqësuar në Kuvend, kanë shprehur falënderim dhe përgëzim për Komitetin për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe në menaxhimin e rasteve të familjeve në nevojë.

Të ngjashme