Gjithçka gati për fillimin e Samitit të Berlinit në Tiranë

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mbahet Samiti i Berlinit në Tiranë. Për fillimin e këtij samiti tashmë është gjithçka gati.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se në kuadër të këtij samiti, kreu i ekzekutivit do të zhvillojë takime bilaterale.

Kryeministri Kurti pritet të takohet edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Në margjina të samitit, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz”, thuhet në njoftim.

Në samitin e Procesit të Berlinit, që mbahet në Tiranë, do të marrë pjesë edhe kancelari gjerman Olaf Sholz.

Të hënën, në Tiranë arrin edhe presidenti francez, Emanuel Macron.

Kjo është vizita e parë e një presidenti të Francës në Shqipëri.

Të ngjashme