Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj, drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit

Prishtinë | 11 Maj 2024 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 10.05.2024 rreth orës 04:15 në rrugën “Reçaku ” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.A (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku rezultoi 0.85 promila dhe nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët dhe nën ndikim të alkoolit.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme