Gjobë ndaj shoferit që drejtoi veturën nën ndikimin e alkoolit

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Policia rajonale e komunikacionit rrugor sot në ora 03:00 të mëngjesit, në rrugën ‘’Brahim Ademi ‘’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin dhe pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkooltest ka rezultuar me 1.00 %0.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit M.R (M/K), i moshës 29 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe u përjashtua nga komunikacioni.

Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor dhe mos të drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme