Gjoshi: Arben Vitia ka dështuar që të tregojë betimin e Hipokratit

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Antari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia lidhur me keqmenaxhimin e tij kundrejt pandemisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Arben Vitia ka dështuar që të tregojë betimin e Hipokratit.

Postimi i plotë:

Sa herë kam shkruar për Arben Vitinë, gjithmonë e kam menduar raportin e tij me betimin e Hipokratit dhe për t’i shërbyer njerëzve në misionin fisnik për shëndet.
Arben Vitia ka dështuar që të tregojë këtë shembull.
Sot, ai nuk ka arritur t’i thotë jo ambicies personale ose nxitjes partiake për tu kandiduar në zgjedhjet për Prishtinën. Menaxhimi me pandeminë është katastrofal dhe me rënie të lirë po bijmë në humnerë.
Në këtë gjendje të rënduar me dhjetëra të vdekur në pak ditë, Vitia ka braktisur qytetarët dhe besimin e tyre se kanë gjetur një kujdestar për shëndetin e tyre.
Qe një shembull që na vjen nga Shqipëria dhe nga i cili duhet të mësojmë.

Të ngjashme