Gjuajtje me armë në Fushë Kosovë, një i plagosur

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Një plagosje ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësia e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku ka treguar se personi i njejët është dërguar për tretman mjeksorë.

“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti .

Të ngjashme