Gjuriq: Lista Serbe do ta përkrahë secilën parti në rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Lista Serbe i ka votat për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, pjesë e së cilës është edhe vet.

Këtë e ka thënë sot Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Makro Gjuriq.

Ai ka thënë se Lista Serbe nuk kthehet më në institucionet në Prishtinë dhe se do të përkrahë secilin subjekt që ndërmerr iniciativën për rrëzimin e Qeverisë me Kryeministër Ramush Haradinaj, shkruan Blic.rs, transmeton Klan Kosova.

Këtë javë ka qenë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që ka ftuar partitë opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje dhe PSD që të bashkërendohen në thirrjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Të ngjashme