Ekonomia Online
FUNDIT

Gjuriq: Nëse duan qeveri të ligjshme, duhet të trokasin në derën e Listë Serbe

Gjuriq: Nëse duan qeveri të ligjshme, duhet të trokasin në derën e Listë Serbe

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq  tha sot se nuk ka qeveri të ligjshme në Prishtinë dhe institucione pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Lista Serbe fitoi të gjitha 10 vendet e garantuara, dhe Gjuriq thekson që kjo lehtësoi pozicionin negociues të Serbisë. “Ata do […]

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq  tha sot se nuk ka qeveri të ligjshme në Prishtinë dhe institucione pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Lista Serbe fitoi të gjitha 10 vendet e garantuara, dhe Gjuriq thekson që kjo lehtësoi pozicionin negociues të Serbisë.

“Ata do të duhet të trokasin në derën e Listës Serbe nëse duan institucione të formuara në mënyrë të ligjshme, kjo është ajo për të cilën kanë luftuar serbët’, tha ai për RTS-në.

Lista Serbe sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja ka fituar 49.654 vota ose në pëqindje 6.41.

Të ngjashme