Gjuriq: Uashingtoni insiston në formimin e Asociacionit, me ose pa Kurtin

Prishtinë | 26 Shk 2023 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Administrata e Uashingtonit ka qenë vazhdimisht më e zëshme se të tjerët në këmbënguljen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, madje duke deklaruar se ajo duhet të formohet, me ose pa Kurtin. Nëse analizoni deklaratat e këshilltarëve shtetërorë Derek Scholl, Gabriel Escobarit dhe ambasadorit Christopher Hill, do të shihni se në muajt e fundit ata kanë kërkuar një Asociacion me shumicë serbe më shumë se shumë vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kështu tha ambasadori i Serbisë në Amerikë Marko Gjuriq në një intervistë për Kuririn serb.

I pyetur se çfarë pret nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ai deklaroi se pjesëmarrja e kreut të shtetit serb në bisedimet në Bruksel do të thotë se Serbia do të prezantohet në mënyrë dinjitoze.

“Pjesëmarrja e presidentit Vuçiq në bisedimet në Bruksel do të thotë se Serbia do të prezantohet në mënyrë dinjitoze, stabile, me përgjegjësi strategjike dhe të menduar dhe vërtetë patriotike. E them këtë si dikush që merr pjesë në biseda të tilla për më shumë se një dekadë, herë si dëshmitar, herë si pjesëmarrës. Skuadra serbe me presidentin në krye do të luftojë për të marrë maksimumin për Serbinë në rrethana të tmerrshme ndërkombëtare”, deklaroi ai,

Të ngjashme