Gjykata dënoi Çaslav Joliqin me pesë vjet e gjashtë muaj burg për krime lufte në Istog

Prishtinë | 23 Maj 2025 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor Çaslav Joliqin për krime lufte kundër popullatës civile të kryera në komunën e Istogut gjatë viteve 1998-1999. Ai është dënuar me pesë vjet e gjashtë muaj burgim, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim, raporton Ekonomia Online.

Sipas gjyqtarit Ngadhënjim Arni, Joliq u shpall fajtor për veprën penale të krimeve të luftës, siç është përshkruar në pikën A të aktakuzës.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari akuzohet për krime luftë kundër popullatës civile. Të akuzuarin kjo gjykatë e gjen fajtor në pikën A, respektivisht për veprën penale krime lufte. Për këto veprime të akuzuarin e gjykon me pesë vjet e gjashtë muaj burgim, duke llogaritur edhe paraburgimin”, tha ai.

Të ngjashme