Gjykata Kushtetuese vendos për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik, kërkon ndryshimin e saj

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Popullit e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, me kërkesë për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Për këtë Ligj, Avokati i Popullit kishte pranuar 104 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik.

Sot, është publikuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e Avokatit të Popullit.

Gjykata Kushtetuse urdhëron Kuvendin e Kosovës që  brenda 6 mujash nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit “të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) dhe paragrafit 6 të nenit 6 (Paga bazë) të Ligjit të kontestuar, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim”.
“Të urdhërojë Kuvendin e Republikës së Kosovës, që brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) dhe paragrafit 6 të nenit 6 (Paga bazë) të Ligjit të kontestuar, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim; (viii) deri në plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) të Ligjit të kontestuar, paragrafi 3 i nenit 2 (Fushëveprimi), paragrafi 2 i nenit 22 (Shtesat), paragrafi 5 i nenit 24 (Shtesa për kushte të tregut të punës), paragrafi 8 i nenit 25 (Shtesa e performancës), paragrafi 7 i nenit 28 (Shtesa për vëllimin e punës) dhe paragrafi 4 i nenit 42 (Përcaktimi i ekuivalencës), zbatohen në përputhje me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim; dhe (ix) ky Aktgjykim hyn në fuqi më 1 shkurt 2024”, thuhet ndër të tjera në aktgjykimin e Kushtetueses.

Të ngjashme