Gjykata Themelore në Gjilan 30 ditë paraburgim për tre të pandehur

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Gjykata Themelore në këtë qytet ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të pandehurve.

Tre të pandehurit me inicialet O.J dhe D.J dyshohet se me datë 14 nëntor në fshatin Lladovë kanë pasur mosmarrëveshje me L.J rreth një muri.

Ata fillimisht kanë filluar të fyhen mes vete, ku më pas O.J ka goditur në kokë me një shufër metalike L.J, i cili nga goditja ka rënë në tokë,e më pas ka marrë edhe goditje tjera me lopatë nga i pandehuri D.J.

Më pas L.J arrin ta merr shufrën nga O.J dhe e godet në fytyrë duke i thyer hundën dhe dhëmbët e përparmë.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 paragrafi i 5-të lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, përcjellë Klan Kosova.

Me këtë rast gjyqtari i procedurës penale i’u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve.

Palët kanë të drejtë ankese lidhur me këtë vendim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme