Gjykimi për manipulimin e 1082 votave në zgjedhjet e 2010-ës

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 11:29 | Nga

Mehmet Kastrati, Miftar Hasani, Mensur Gashi, Qëndresa Musa, Halil Halili, Bardhyl Musa e Ujup Hasani po akuzohen se në zgjedhjet komunale të vitit 2010 gjatë numërimit të votave kanë falsifikuar rezultatet.

Për shkak se në gjykatë nuk u paraqiten të akuzuarit Mensur Gashi e Halil Halili, kryetari i trupit gjykues Arben Hoti u detyrua që në mungesë të kushteve për mbajtje të shqyrtimit gjyqësor, seancën ta shtyjë për një datë tjetër, raporton kallxo.

Sipas aktakuzës në dhjetor të vitit 2010 gjatë ditës së votimeve për Kuvendin Komunal të Kosovës, në një qendër të votimit bë shkollën ‘Ali Hadri”, që gjendet në fshatin Katunishtë të komunës së Podujevës të pandehurit me qëllim që të ndikojnë në rezultatet e votimeve, në cilësinë e anëtareve të komisionit zgjedhor e në bazë të marrëveshjes paraprake kanë falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve në atë vendvotim.

Në aktakuzë thuhet se gjatë numërimit të votave të akuzuarit kanë manipuluar me votat e votuesve, në atë mënyrë që nga kandidatët e ndryshëm kanë marrë 1082 vota dhe të njëjtat u janë numëruar kandidatëve të preferuar të tyre, brendapërbrenda atij subjekti politik.

Me anë të këtyre veprimeve të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të mashtrimit në votime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme