Gjyqtari kosovar e krahason Albin Kurtin me diktatorin Kim Jong

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 23:44 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtari i Ligës së Dytë së futbollit së Kosovës, Qëndrim Vata ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me diktatorin korean Kim Jong Un, shkruan Insporti.

Vata ka vendosur të ndajë drejtësinë edhe në politike, ani pse nuk i takon kjo gjë, apo nuk kërkohet nga ai. Gjyqtari nga Ferizaj këtë krahasim e ka bërë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

Ai ka publikuar një fotografi në të cilën, kryeministri në largim Kurti duket si diktatori korean, natyrisht nëpërmjet manipulimit teknik të fotografisë.

Në këtë fotografi, po ashtu ka një mbishkrim që nxitë urrejtje ndaj numri një të Qeverisë së Kosovës.

Mbetet të shihet se a do të ketë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës për këtë gafë të gjyqtarit, i cili mban stemën e saj në ndeshjet të cilat ai ndanë drejtësinë.

Kujtojmë, që sot Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetëm të rendit të ditës, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Të ngjashme